Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

S’i lejohet fjala deputetit të VV-së që mbështeti sindikatatat, ai largohet nga salla

Deputeti Eman Rrahmani ka qenë me të drejtë kriitk ndaj kryetarit të Komisionit për Arsim, z. Ardian Gola në lidhje me të drejtën e fjalës e cila iu mohua në mënyrë të pakuptueshme.

Kjo kritikë ka ardhur pasi Gola e njoftoi që ishin marrë vesh me SBAShK-un që deputetët të cilët nuk janë anëtarë të Komisionit për Arsim të mos kishin të drejtën e fjalës.

Sipas Rrahmanit, një gjë e tillë e cenonte rolin e deputetit dhe lirinë e tij.

“Kjo le të jetë vërejtje për herët tjera. Nuk duhet të ketë kësi marrëveshje që kufizojnë deputetët,” – u shpreh me të drejtë Rrahmani.

Gola u shpreh për shkeljen e bërë se për të “më me rëndësi ishte interesi i popullit.”

Rrahmanit megjithatë iu mundësua e drejta e fjalës më pas, por ai nuk e mori dhe u largua nga Komisioni i zhgënjyer me kolegët e ttij. Deputeti u shpreh se kishte pasur edhe propozime konkrete për të gjetur zgjidhje.

Në anën tjetër, ministri Murati dhe ministrja Nagavci nuk e bënë asnjë propozim konkret në këtë komision.

Rrahmani mbrëmë në RTK është shprehur se mbështet kërkesat e sindikalistëve.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net