Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Kurti: Unë i kam dy vëllezër por ata nuk vijnë në Qeveri sepse vëllezërit janë për te shtëpia

“Çështja e vëllezërve”, është rikthyer edhe sot në temë diskutimi në Kuvendin e Kosovës.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se ai ka dy vëllezër dhe se ata nuk kanë shkuar dhe nuk do të shkojnë ta vizitojnë në Qeveri.

Sipas tij, kjo nuk do të ndodh sepse siç thotë ai “ka kaluar koha kur dikush bëhet kryeministër më vllazni”.

“Unë i kam dy vëllezër, por asnjëri prej tyre, as në Kurti 1 as në Kurti 2 s’kanë ardhë në qeveri edhe nuk vijnë, sepse unë besoj që vëllezërit janë për te shtëpia. Ka kaluar koha kur dikush bëhet kryeministër më vllazni” – ka thënë Kurti.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se është problematizuar kritika e tij ndaj kreut të SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj për përdorimin e fjalës vëlla.

Ai ka shtuar se gjatë kohës sa ai do të jetë kryeministër nuk do të ndodh që të flitet për arsimin me terma të “vllaznillkaut”.

“Unë natyrisht që irritohem kur dikush vjen në zyrën e kryeministrit, kur dikur ka qenë dikush tjetër, tash jam unë dhe thotë vëlla. Është shumë më rëndësi që të kuptohet vizioni im që të ndahet publikja prej privates” – tha tutje ai..

“Të flasësh për arsimin me terma të vllaznillakut mund të ketë qenë në të kaluarën nuk është më dhe nuk do të jetë deri sa unë jam kryeministër”, ka thënë ai.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net