Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Tahiri i AAK-së: Kurti ka dashtë me kallë Kosovën

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, thotë se kryeministri Kurti ka ikur nga të gjitha kauzat e tij, për të cilat thotë se ka dashur “me kallë” Kosovën, për marrëveshjet e nënshkruara nga kryeministri i kaluar.

“Ky ka dashtë me e kallë Kosovën, shihjani postimet që i ka pasur për këto dy marrëveshjet kur i ka bërë kryeministri tjetër që ka qenë në detyrë. Ndryshimi dhe ikja nga të gjitha kauzat e tij për të ardhur në pushtet, për mua është elementi më i çuditshëm, dhe për këtë ai nuk duhet të mburret”, ka thënë Tahiri në Info Magazinë.

Ai tha se AAK-ja e ka mbështetur Vetëvendosjen në dialog për referendumin dhe zgjedhjet lokale, por, sipas tij, ai duhet të fokusohet në qeverisjen e brendshme, pasi, siç thotë ai, kjo nuk ekziston.

“Për që evoluon ai duhet t’ia thotë votuesve të vet, ne e kemi ditur me kohë, sa i përket dialogut Albin Kurti i ka pasur dy mbështetje të fuqishme nga AAK, për referendum dhe p[ër zgjedhjet lokale dhe do ta ketë edhe shih për marrëveshjen e energjisë fare e kemi pasur ne e fare e ka pasur VV-ja, ne e mbështesin Kurtin në këtë temë, por ndryshe ai duhet të fokusohet në qeverisje të brendshme, këtu gjithçka ka veç qeverisje, ekzekutiv nuk ka. Asnjë investim kapital nuk ka nëpër komuna”, ka shtuar ai.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net