Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Hoti: LDK-ja do të ketë bashkëbisedime me qytetarët ashtu si ka vepruar AAK-ja

Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se do të ketë bashkëbisedime me qytetarët, njëjtë siç kohët e fundit ka vepruar partia tjetër opozitare AAK-ja.

Këtë e ka bërë të ditur ish-kryeministri Avdullah Hoti, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku sipas tij, me qytetarët do të bisedojnë në lidhje me sfidat në të cilat po kalojnë, raporton Zeri.info.

“Në javët në vijim, Lidhja Demokratike e Kosovës do të jetë në qytete e fshatra për të biseduar me qytetarë dhe me biznese. Do të dëgjojmë secilin. Do të bisedojmë për sfidat nëpër të cilat po kalojmë në vitin e dytë të qeverisjes së majtë dhe për qasjen tonë në adresimin e këtyre sfidave”, ka shkruar Hoti.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net