Udhëheqësit e bashkësive kryesore fetare të Kosovës kanë arritur në qendrën e paraburgimit në Hagë për t’i vizituar krerët e UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin dhe të tjerët.
Në pamjet që ka siguruar Insajderi shihet myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërvana, Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji dhe Pastori i Kishës Protestante të Kosovës, Artur Krasniqi, duke hyrë së bashku në Qendrën e Paraburgimit.
