Disidenti
Lajme

Hekuran Murati: Ne subvencionuam njejtë si Gjermania

0Shares

Ministri i Financave, Hekuran Murati, përmes një statusi në Facebook ka thënë se Qeveria Gjermane ka prezantuar një pako masash të ngjashme në vlerë prej 65 miliardë euro, që përkthehet në rreth 1.8 për qind të GDP-së, derisa këtë ndihmë e ka krahasuar me pakon e Qeverisë së Kosovës për përballje me inflacionin në vlerë prej 150 milionë eurove.

“Pakoja kap vlerën prej 150 milionë euro, që përkthehet në rreth 2% të GDP, pa llogaritur pakon e muajit prill, apo masat paraprake. Qeveria Gjermane sot ka prezantuar një pako masash të ngjashme në vlerë prej 65 miliardë euro, që përkthehet në rreth 1.8% të GDP”, ka shkruar Murati në Facebook.

Por, ai ka theksuar se ka edhe shumë masa tjera që ka ndërmarrë për ta bërë më të lehtë përballjen me inflacionin, siç janë vendosja e çmimit tavan për naftën, subvencionimi i energjisë elektrike, mbështetja e bizneseve prodhuese në investime, rritja e subvencioneve në bujqësi.

Ndryshe, pakoja e re, sipas kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, parasheh ndarjen e një shume prej 100 eurosh për pensionistët, kurse familjeve me asistencë sociale mbështetje duke dyfishuar shumën e asistencës për një muaj.

Kurti më tej ka bërë të ditur se për zyrtarët publik do të ndajnë shtesën prej 50 eurove, duke filluar nga muaji shtator, kurse për punëtorët në ndërmarrjet publike do të ndajnë shumën e njëhershme prej 100 eurosh.

“Jemi të vetëdijshëm që inflacioni ka ndikuar që jetët të vështirësohen për gjithë pa dallim, mirëpo kjo gjendje është edhe më e rënduar në sektorin privat”, ka shtuar ai.

I pari i Qeverisë, ka bërë të ditur se me pakon e re do të mbështetet secili biznes që i rritë pagat e punëtorëve, duke subvencionuar 50 për qind të rritjes së pagës për punëtorët maksimumi 100 euro për tre muajt e parë.

Nga pakoja, sipas Kurtit do të përfitojnë edhe studentët.

“E përkrahjen tonë do ta zgjerojmë edhe për studentët e republikës, për të cilët do të ndajmë shumën e njëhershme prej 100 euro në muajin nëntor”.

Megjithatë një pako e tillë, sipas njohësve të çështjeve ekonomike, assesi nuk mund të konsiderohet se është në shërbim të luftimit të inflacionit, e as nuk do ta zbus krizën ekonomike në vend.

“Nëse je 40 vjeç dhe s’ke pesë fëmijë, je homoseksual”, deklarata e Tate që shkaktoi sërish reagime

Disidenti.net

Zyrtari i Presidencës aksidenton një 14 vjeçar: Policia i tha prindit të tij se ‘fëmija i ka fajet’

Disidenti.net

Fronti Evropian – Kurtit: A po bindesh që s’ia vlenë të përkrahen njerëzit që e kanë humbur rrugën në oborr

Disidenti.net