Përfaqësuesi i SHBA-së në Këshillin e Sigurimit ka kërkuar që misioni i UNMIK-ut të shkojë drejt përfundimit.
Në takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën që po mbahet në formë virtuale, përfaqësuesi i SHBA-së ka thënë se UNMIK-u ka kohë që ka përfunduar qëllimin për çfarë është vendosur në Kosovë dhe tani duhet të mbyllet.
“Misioni i UNMIK-ut ka një kohë të gjatë që ka përmbushur misionin e tij dhe tani UNMIK-u të shkojë drejt mbylljes”, tha ai.
Ai po ashtu përgëzoi Kosovën për zgjedhjet parlamentare transparente dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Izraelin.
Në të njëjtën kohë SHBA inkurajoi Kosovën dhe Serbinë të vazhdojnë me dialogun, derisa përmenden marrëveshjet e 4 shtatorit të nënshkruara në SHBA.