Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Kryeministri merr katër vendime për dy zv/ministra: i shkarkon dhe i ngarkon në detyrë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka riemëruar sot dy zëvendës kryeministra në Qeverinë e tij.

Siç bëhet e ditur përmes një komunikate për media zëvendësministrin e Ekonomisë, Mentor Arifajn, e ka liruar nga detyra në këtë ministri dhe e ka dërguar atë në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Kurse, Getoar Mjekun nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e ka dërguar zëvendësministër në Ministrinë e Ekonomisë.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka ngarkuar me përgjegjësi dhe detyra të reja dy zëvendësministra të Qeverisë, të cilët i ka uruar për pozitën e re dhe iu ka dëshiruar suksese në punën dhe angazhimin e tyre.”

“Ish Zëvendësministri i Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, z.Getoar Mjeku është emëruar Zëvendësministër i Ekonomisë. Ndërsa ish Zëvendësministri i Ekonomisë, z.Mentor Arifaj është emëruar Zëvendësministër i Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë”, njofton ZKM-ja.

Kujtojmë se ditë më parë, Kurti paralajmëroi ndryshime në kabinet. Ai u shpreh se ministrat dhe zëvendësministrat do të vlerësohen. Paralajmëroi se “askush s’është i paprekshëm”.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net