Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Çitaku: Nuk kemi nevojë dakordohemi me Kurtin për një marrëveshje që e kemi nënshkruar mbi një dekadë më parë

Partia Demokratike e Kosovës e ka refuzuar ftesën e kryeministrit Albin Kurti, për një takim për tu dakorduar me opozitën rreth marrëveshjes së arritur me Serbinë rreth dokumenteve të identifikimit.

Për këtë, nënkryetarja e PDK-së Vlora Çitaku, tha në Edicionin Special në Klan Kosova se nuk ka nëvojë që të dakordohen me Albin Kurtin, për një marrëveshje siç tha ajo, të cilën e kanë nënshkruar ish-kryeministri Hashim Thaçi.

“Ne nuk kemi nevojë të shkojmë e të ulemi me kryeministrin e të darkodohemi për një marrëveshje të cilën e kemi nënshkruar më shumë se një dekadë më parë” – tha Çitaku.

Ajo shtoi se opozitarizmi i Vetëvendosjes ka qenë shumë i dëmshëm dhe vonesat po i paguan sot qytetari i Kosovës.

“Ne nuk do ta riciklojmë modelin opozitar të Lëvizjes Vetëvendosje sepse ne e vlerësojmë që kjo ka qenë shumë e dëmshme. Kjo i ka shkaktuar vonesa Kosovës, të cilat po i paguajmë edhe sot. Jo ne por qytetari i Kosovës”.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net