Një gol i “çmendur” është realizuar në kampionatin elitar në Meksikë, në ndeshjen midis Paçukës ndaj Pueblas e cila përfundoi me rezultatin 1-3 për miqtë.
Në minutën e 90+6′ ishte një goditje këndi për skuadrën e Paçukës dhe portieri Ustari kishte shkuar tek zona kundërshtare për të tentuar rastin e fundit të takimit, por në atë rast topi kaloi jashtë zone dhe lojtari i miqve Rejes ka goditur topin në më shumë se 80 metra duke realizuar një supergol në sekondat e fundit të sfidës.
Puebla me këtë fitore shkoi në vendin e katërt ndërsa Paçuka klasifikohet në vendin e 14.