Disidenti
Lajme

Kurti premtoi rrogë mesatare 250 euro, punëtorët kërkojnë 350 euro

0Shares
Ekonomistët thonë se premtimet e bëra gjatë fushatës, vështirë të realizohen në këtë kohë pandemie

Secili punëtor në fillim muaj iu drejtohet bankomateve për të marrë pagën.

Megjithatë ka nga ata që pagë mujore marrin vetëm 130 euro.

E një pagë minimale më të lartë premtuan pothuajse secila parti gjatë fushatës zgjedhore, përfshirë edhe atë që erdhi në pushtet.

Megjithatë një premtim për një pagë më të lartë minimale Kurti e kishte bërë gjatë fushatës për zgjedhjet e vitit 2019.

E duket që sindikata e pavarur e sektorit privat pikërisht atë premtim ia ka mbajtur mend.

Jusuf Azemi thotë se kjo marrëveshje duhet të nënshkruhet më 1 maj, në ditën e puntorëve. Azemi tregon se cila është arsyeja se pse kërkojnë që të mbahet premtimi i parë i Kurtit.

Kurse një kërkesë e tillë po konsiderohet legjitime nga ekononomistët. Megjithatë shihet si goxha e vështirë për tu realizuar.

Skenderi tregon se paga minimale në Kosovë është më e vogla në rajon pas Shqipërisë. Lidhur me këtë temë T7 ka pyetur edhe në Ministrinë e Financave, por këta të fundit nuk kanë kthyer përgjigjje.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net