Gazetari Ridvan Berisha, ka apeluar tek kolegët e tij dhe mediat që të mos e mediatizojnë çështjen e shamisë, duke e quajtur kurth të Kurtit.
Ai ka thënë se po përhapet islami politik.
POSTIMI:
Kolegë gazetarë, drejtues mediesh, ju lutem mos shkelni në kurthet e kryeministrit Kurti duke e mediatizuar çështjen e shamisë! Kosova ka me bollëk brengash të tjera, i dijmë dhe i përjetojmë të gjithë ne. Më së paku çështja e bartjes së shamisë për fëmijët nëpër shkolla ka ta bëjë me të drejtat dhe liritë themelore të njeriut. Grupe mirë të organizuara dhe edhe politikanë të ndryshëm gradualisht po e ndërtojnë shtratin e viktimizimit. Bilanci i tyre është ekspozimi i zhvillimit të doktrinës së islamit politik, bartjen e shamisë po e përdorin vetëm si siguresë, kamuflazh ashiqare. Leksion i keq për shtetin laik!

