Disidenti
[the_ad id="378"]
Sport

Ballkani e eliminon Klaksvikun pas ekzekutimit të penalltive

Ballkani ka arritur të kualifikohet në play-offin e Conference Leagues, pasi eliminoi ekipin nga Ishujt Faroe, Klaksvik.

Penalltitë ishin përcaktuese, pasi ndeshja u mbyll 2:1, ndërsa 4:4 me rezultat të përgjithshëm, shkruan Gazeta Express.

Klaksvik kaloi në epërsi në minutën e 56-të përmes Mikkelsen.

Në minutën e 83-të, Ermal Krasniqi realizoi një gol të bukur nga distanca.

Por, vendasit nuk u dorëzuan dhe rikthyen epërsinë në minutën e 89-të, pas golit të Da Silvas.

Më pas, ndeshja shkoi në vazhdime, ku asnjëra palë nuk arriti të realizonte.

Në ekzekutimin e penalltive, portieri i Ballkanit, Ljujanovic ishte fantastik, duke bërë dy pritje fantastike.

Kështu, Ballkani në play-offin e Conference Leagues do të takohet me Shkupin. /Gazeta Express/

[the_ad id='11273']

Shkëlqimi i munguar te Liverpool: Wirtz tregon ‘sekretin’ që i zbuloi Arne Slot

Disidenti

Këto janë përballjet e 1/8 së finales në Kupën e Italisë

Disidenti

Frikë te Zvicra, Granit Xhaka ende po ndjen dhimbje nga lëndimi muskulor

Disidenti.net