Kryemyftiu i Kosovës, Naim Tërnava ka ardhur me një mesazh për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidenten, Vjosa Osmani.
Në një intervistë të dhënë për RTV Dukagjinin, Tërnava ka thënë se presidentes e kryeministrit duhet t’i dal gjumi natën nga përgjegjësitë që kanë, transemton Indeksonline.
“Unë e uroj presidenten për postin e ri dhe lus Zotin të çojnë para proceset.”
“Inatet dhe zënkat t’i lënë anash. Kosova po pret ditë më të mira dhe këta nuk kanë kohë për zënka. Presidentja, Kryeministri e ministrat, fute edhe myftiun aty nga pozita që ka, nuk duhet dhe nuk kanë mundësi të bëjnë gjumë të rehatshëm ngase kanë gajle të mëdha.”
“Atyre shpeshherë duhet t’iu dalë gjumi natën nga përgjegjësia që kanë në raport me popullin dhe të ardhmen e vendit”, u shpreh Tërnava.
Në intervistën e tij, kryemyftiu u shprehë se feja e politika asnjëherë nuk duhet të përzihen në punët e njëra-tjetrës.