Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shpalosur tre skenarë që sipas tij mund të jenë kyç për një arritje të marrëveshjes Kosovë-Serbi.
Haradinaj ka thënë se institucionet e Kosovës duhet të komunikojnë intenzivisht me QUINT-in dhe serbët e veriut deri 1 shtator raporton Express.
“Të dashur qytetarë, tri zhvillime mund ta ndihmojnë rajonin tonë për arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi. Një komunikim intenziv mes institucioneve të Kosovës dhe ambasadorët e Quintit, me serbët e Kosovës, posaçërisht me serbët e Veriut, me të gjitha nivelet e mundshme, këto ditë deri me 1 shtator”, ka thënë ai.
[the_ad id='11273']

