Disidenti
Lajme

Kosovë: Ligji i ri për konfiskim do të kontrollojë pasuritë e politikanëve që nga paslufta në Kosovë

0Shares

Ministria e Drejtësisë në Kosovë ka finalizuar dhe proceduar në Qeveri koncept-dokumenti për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Koncept-dokumenti parasheh që hetimi për pasurinë e fituar në mënyrë të paligjshme, e cila nuk mund të justifikohet, të bëhet për 21 vjetët e fundit.

Dokumenti në fjalë, që e posedon InDoks, pretendon që këqyrja e pasurisë së zyrtarëve e politikanëve është mirë që të kthehet 22 vite mbrapsht. Që nga pas lufta.

“Duke marrë parasysh ndryshimet politike dhe shoqërore nëpër të cilat ka kaluar Kosova qysh nga mesi I vitit 1999 dhe viti 2000, nuk do të ishte gabim të supozohet se themelet për pasurimet më të mëdha të paligjshme të grupeve të caktuara kriminale, janë vendosur pikërisht gjatë kësaj kohe. Ndaj, kufizimi prej dhjetë (10) viteve që ky ligj vendosë, mund të rezultojë problematik në luftimin e suksesshëm të kriminalitetit”, thuhet në këtë dokument.

Ligji i ri që ka nisur Qeveria Kurti, sipas këtij dokumenti, pos që pritet të hetojë pasurinë e njerëzve të pozitave publike e politikanëve që nga viti 1999, përfshinë edhe hetimin e familjarëve të tyre dhe bashkëpunëtorëve të tyre.

Sa i përket politikanëve që janë pasuruar që nga pas lufta, avokati Tomë Gashi, ka thënë se do të duhet ta justifikojnë pasurinë pavarësisht a janë në burg apo në pushime vjetore.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net