Disidenti
Lajme

Fillon procesi i Vettingut në Ministrinë e Drejtësisë

0Shares

Shefi i kabinetit të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, Genc Nimoni ka njoftuar se tashmë procesi i Vettingut në këtë dikaster ka filluar.

“Vetingu: Tashmë në Ministrinë e Drejtësisë, ka filluar puna për vetingun. Së shpejti pritet edhe formalizimi me vendim i grupit punues brenda MD, i cili grup do ta konsiderojë edhe kontributin e ekspertëve nga jashtë për kompletimin e bazës legjislative që do t’i hapë rrugë vettingut”, tha ai.

“Rishikimi Funksional – si një iniciativë reformuese e sektorit të sundimit të ligjit, ka intensifikuar punën në adresimin e mbi 300 komenteve dhe synon miratimin sa më të shpejtë të Strategjisë së Rishikimit Funksional për Sundimin e Ligjit. Miratimi i strategjisë, do t’i hapë rrugë reformimit dhe efikasiteti të institucioneve në sektorin e sundimit të ligjit.”

Vjedhja e bagëtive kthehet në shqetësim: Banorit nga Damjani i Gjakovës ia vjedhin bagëtitë në stallë

Disidenti.net

Sot i jepet lamtumira e fundit të riut nga Klina që u gjet i vdekur në një shtëpi në Lipjan

Disidenti.net

Ekskluzive: Daja Hasan po i kërkon nipit Kushtrimit 280 mijë euro në Gjakovë, kinse për një borxh të vjetër

Disidenti.net