Monedha europiane ka përjetuar një javë negative duke humbur rreth 0.5 pikë që nga dita e hënë teksa e ka mbyllur dje në kuotën e 122.97 lekë, referuar të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë.
Paundi britanik është valuta që ka regjistruar rënien më të fortë të vlerës duke zbritur me mbi 2 pikë që nga fillimi i javës ndërsa ka kapur ditën e premte nivelin e 141.72 lekë.
Dollari amerikan gjithashtu nuk bën përjashtim ndër valutat kryesore duke humbur gati 1 pikë që nga data 6 prill teksa ka kapur në datën 09 prill vlerën e 103.43 lekë.
Franga zvicerane është e vetmja që ka shënuar një rritje të lehtë të vlerës duke e nisur javën ne kuotën e 111.03 lekë për të arritur ditën e premte në nivelin e 111.67 lekë./Scan tv/