Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pasi e nderoi yllin botëror Dua Lipa me titullin Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës, përmes një ceremonie në zyrën e saj në Presidencë, i është bashkuar së bashku me familje festës së madhe të Sunny Hill.
Osmani në shoqërinë e bashkëshortit dhe dy vajzave të saj është parë në Parkun e Germisë. Sic duket ajo do të merr pjesë sonte në atmosferën madhështore të Sunny Hill.
Ajo falenderoj Dua Lipën për këtë kontribut të madh për imazhin e Kosovës në botë si dhe për ta përsëritur mesazhin e përbashkët për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës, i cili njëherit është edhe moto e edicionit të sivjetëm të festivalit Sunny Hill./IndeksOnline/