Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Fillon iniciativa që vajzave tu lejohet vijimi i shkollës me mbulesë në Kosovë

Në rrjetet sociale ka filluar iniciativa vullnetare nga Liridon Kurti dhe Durim Berisha, e cila ka për qëllim që të ndryshohet neni i udhëzimit administrativ, i cili ua ndalon vajzave me mbulesë të vijojnë procesin mësimor, në Kosovë, shkruan Insajderi.

“Ndryshojeni Udhëzimin Administrativ për shaminë”, quhet kampanja të cilën ata e kanë ndërrmarrë.

Siç kanë njoftuar ata, kërkesën për ta ndryshuar nenin e udhëzimit administrativ e kanë dorëzuar të hënën në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Informacionit dhe ministres Arbërie Nagavci, për t’i kërkuar ndryshimin e këtij neni, pasi sipas tyre, bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës.

“Kemi dorëzuar kërkesë në Ministrinë e Arsimit për ta ndryshuar udhëzimin. Krejt kjo ka ardhur pasi udhëzimi në fjalë nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Pas kërkesës që kemi dorëzuar në ministri, kemi filluar me kampanjën”.

Por që për kërkesën e tyre nuk kanë marrë ende përgjigjje, tha Liridon Kurti për Insajderin.

“Kërkesën e kemi dorëzuar të hënën, por ende nuk kemi marrë përgjigje. Kanë afat 45 ditë po të iu përgjigjur kërkesës tonë. Nëse një gjë e tillë nuk ndodh do ta procedojmë rastin në gjykatë”, tha ai.

Kurti ka shtuar se interesimi i qytetarëve për t’iu bashkuar kampanjës është i kënaqshëm, pasi “janë kundër diskriminimit që po u bëhet vajzave me shamia”.

“I kemi mbi 25 mijë engagments në hashtagun në rrjetet sociale Facebook e Instagram. Nuk e kam pritur këtë interesim kaq të madh”, përfundoi ai.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net