Disidenti
Lajme

Reciprociteti “çmend” Vuçiqin, Kurti tregon a ka mundësi për destabilizim nesër

0Shares

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi gjatë një konference për media sot se nuk ka vend për tensione e destabilizim të situatës për shkak të vendimit të nesërm për reciprocitet të letërnjoftimeve dhe hapjes së afatit për regjistrim të automjeteve me targat RKS për ata që kanë me akronime të qyteteve të Kosovës të lëshuar nga Serbia.

Kreu i ekzekutivit tha se pret që gjithçka të shkojë mirë, ndërsa paralajmërimet e Beogradit për tensionime thotë se tregojnë më shumë për ata sesa për Kosovën.

Kurti: Nuk ka vend per tensione

“Nuk ka kurrfarë vendi për tension. Nuk ka kurrfarë mundësie për destabilizim sepse po bëhet diçka që legjitime, diçka legale. Ata që flasin për dhunë, ata që flasin për bllokime, ata që flasin për destabilizim. Ata që flasin për tensione, flasin për vete. Nuk flasin për neve. Ata flasin për vete. Ne jemi Republikë demokratike, parlamentare, paqësore dhe besoj që gjithçka do të shkojë siç është më së miri, ndërkaq edhe një herë përfitoj nga rasti që ti ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës të cilët kanë targa të kohës së Millosheviqit që t’i konvertojnë në targa legale e legjitime me akronimin e vendit tonë, të shtetit tonë të përbashkët, RKS.”, deklaroi Kurti.

Kurti nuk deshi t’i përgjigjet presidentit serb Aleksandër Vuçiq që mbajti një konferencë për media, por tha se sundimi i ligjit dhe kushtetutshmëria nuk kanë alternativë.

Ai tha se qytetarëve serbë nuk do t’ju merren dokumentet por do të kenë një më tepër me fletë-deklarimin që do ta marrin në pika kufitare.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net