Analisti politik, Halil Matoshi, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti edhe gjatë kësaj vizite në SHBA nuk shkoi në Shtëpinë e Bardhë, por në Departmanetin e Shtetit.
Matoshi në Kanal 10 ka thënë se Shtëpia e Bardhë është “Meka dhe Jerusalemi i Kosovës”
“Ky është në Departamentin e Shtetit, jo në Shtëpi të Bardhë. Ne si Kosovë Mekën dhe Jerusalemin e kemi në Shtëpi të Bardhë. Ajo është simbolika e orientimit strategik të Kosovës”, ka thënë ai.
Në fund, Matoshi shtoi se në Kosovë dikush mund të jetë anti-amerikan, por SHBA-ja nuk do të jetë anti-Kosovë.
“Dikush në Kosovë edhe mund të jetë anti-amerikan, por jo Amerika anti-Kosovë, sepse ajo e ka kriju bashkë me aleatët evropianë, dhe me neve. Por, ai që mund të ketë tendenca anti-amerikane në Kosovë nuk mund të ketë përspektivë për qeverisje në vend’, ka thënë ai.