Disidenti
Lajme

Mushkolaj: A munet me na sqaru Florin Krasniqi edhe njiherë këtë punën e udhëtimit të Albinit n’Amerikë

0Shares

Analisti i politikës, Imer Mushkolaj ka kërkuar sqarime nga ish-anëtari i Vetëvendosjes, Florin Krasniqi për vizitën e kryeministrit Albin Kurti në Amerikë.

Mushkolaj ka thënë se nuk e ka kuptuar mirë punën e udhëtimit të Kurti në Amerikë.

“A munet me na sqaru Florini edhe njiherë këtë punën e udhëtimit të Albinit n’Amerikë, se nuk e kom marrë vesh mirë? Me e ni atë tue folë, ta merr menja është zëdhënës i Departamentit të Shtetit”, ka shkruar Mushkolaj.

Ndërkohë, në një intervistë të bërë para disa ditëve, Florin Krasniqi, duke folur për Kurtin, ai hodhi dyshime se shefi i ekzekutivit është në listën “no fly list”, duke theksuar se dyshimet i ka të bazuara.

“Udhëtimet me Kurtin kanë qenë të vështira. Sa herë kemi udhëtuar me të na kanë kontrolluar edhe në detaje më të vogla. Unë kam dyshime të bazuara se Albini është në një listë që quhet “No Fly List”. Kjo do të thotë se është njeri i rrezikshëm për të hipur në aeroplan”, theksonte ai.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net