Disidenti
Lajme

“S’përdorni vaj ulliri, jeni te pleskavica dhe lakra”, “Ti je gazetar leshi” — Debati i plotë në mes Zekës dhe Manes

0Shares

Top Channel dje prodhoi një debat në mes të gazetarit Bledi Mane nga Shqipëria dhe gazetarit nga Kosova, Milaim Zeka.

Të dy teksa po diskutonin për atraksionet turistike në Kosovë, Zeka e akuzoi Manen për racizëm ndërkohë që ky i fundit tha se kosovarët ende janë tek pleskavica dhe lakra.

“Mjafton të futesh në gugel Agjencioni botëror për shpalljen e vendeve më të bukura të botës, i ka radhitur Bjeshkët e Gjeravicës, ndër shtatë bjeshkët më të bukura të botës për skijim” – tha Zeka.

“Por, numri i turistëve në hyrje dhe dalje lë shumë për të dëshiruar. Kosova ka turizmin nacionalist, shkojnë njerëzit për t’i takuar familjarët dhe kthehen përsëri në Gjermani e Zvicër. Kosova s’është ende gati për të qenë një trampolinë e madhe turistike si Shqipëria, nuk i ka potencialet e një vendi mesdhetar tipik si Kroacia, Mali i Zi dhe Shqipëria. Turizmi në Kosovë mbështetet mbi patriotizmin, shërbimet lënë shumë për të dëshiruar. Askush nuk merr aeroplanin nga Londra apo Parisi për të shkuar në Kosovë për të skijuar… Ju jeni vendi që nuk përdorni vaj ulliri, të lutëm, ju duhet ndërgjegjësim. Ju jeni tek pleskavica dhe lakra” – tha Mane.

“Ajo që Bledi Mane tha është një puro racizëm dhe puro hajvanllëk nga goja jote që nuk do të dëshiroja me ndëgju nga një rrugaq…” – i tha Zeka Manes.

“Ti ndoshta do të garosh për deputet dhe të duhen disa duartrokitje, unë jam gazetar racional dhe po e them të vërtetën” – kundërpërgjigjet Mane.

“Ti je gazetar leshi për këtë punë…” – përfundoi Zeka.

Në paneli i studios filluan duartrokitje për Milaim Zekën, e ndër panelistët dikush tha se e ka përkrahjen e studios.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net