Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

“E kam babin prokuror, ta q* nënën”, deputeti i VV-së reagon për vajzën me veturë luksoze: Të paprekshmit!

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Dimal Basha, ka reaguar pas lajmit se vajza që pretendon se është e prokurorit, gati sa nuk e ka shtypur kalimtaren në vijat e bardha në Prishtinë.

Vajza ka përdorur një gjuhë arrogante dhe ka bërë veprime të papërmbajtshme në veturë, duke thënë: E kam babin prokuror, ta q* nënën.

E sipas deputetit Basha, këta fëmijë besojnë se janë të paprekshëm dhe nuk dhënë përgjegjësi për veprimet e tyre.

Sipas tij, fakti që ajo beson në paprekshmërinë e saj duke u lidh me prokurorinë flet shumë për reputacionin e këtij organi dhe drejtësinë në përgjithësi.

 

Reagimi i Bashës në Facebook:

Vajza e prokurorit!!!

Kjo video flet për reputacionin e Prokurorisë, ku edhe fëmijët e tyre besojnë se janë të paprekshëm, se munden me shkel njerëz n’rrugë edhe mos me dhanë përgjegjësi!

Ku e kanë mësu këtë kulturë? Një e di që nuk ia kanë mësu qytetarët, e kanë mësu diku tjetër!

Edhe nëse del se nuk është vajza e prokurorit, veç fakti që e beson në paprekshmërinë e saj duke u lidh me prokurorinë flet shumë për reputacionin e këtij organi dhe drejtësinë në përgjithësi!

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net