Analisti Ilir Mirena ka reaguar pasi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës u dënua me 13 mijë euro, pasi që ka refuzuar t`i ofroj Gazetës Insajderi faturat e shpenzimeve të diplomatit Prindon Sadriu për shpenzimet për udhëtime gjatë periudhës shkurt 2019 – shkurt 2022.
Mirena përmes një statusi në Facebook, ka ironizuar me presidenten Vjosa Osmani.
“Hiç lehte se ka as Vjosa Osmani. Gajlet e shtetit, urdhnat e Albinit, partine kerkah, Donika Gervallen, tre fmije i duhet me i rrit, dy çikat edhe Prindonin, e ky djali veç sherre eshte kah i qon n’shpi…”, ka thënë ai.
Postimi i plotë i analistit Mirena:
Hiç lehte se ka as Vjosa Osmani.
Gajlet e shtetit, urdhnat e Albinit, partine kerkah, Donika Gervallen, tre fmije i duhet me i rrit, dy çikat edhe Prindonin, e ky djali veç sherre eshte kah i qon n’shpi…
Qe tash, 13 mije Euro te taksave te qytetareve, duhet me i pagu Ministria e Jashtme veç me ja mshef shpenzimet e naftes Prindonit.

