Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

“Oh ç’ma këpute shpirt e zemër”, babai i të riut nga Podujeva përlot me postimin prekës për të birin

I riu nga fshati Revuçë e komunës së Podujevës, Veton Nimani, është ndarë dje nga jeta në moshë të re, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë familjarët përmes njoftimit në rrjete sociale.

Vetoni ishte i biri i poetit llapjan, Lumni Nimani. Ky i fundit ka përlotur të gjithë me postimin prekës ku njofton se djali i tij ka ndërruar jetë.

“Oh çma këpute shpirt e zemër i bukuri im!! Veton i imi djalë, bukuria jote, më mbeti kujtim, jeta pa ty më nuk ka fare kuptim…  O Zot i madhërishëm na jep forcë ta përballojmë këtë dhimbje!!!”, shkroi Nimani në Facebook.

Ndërkohë ende nuk janë dhënë detaje lidhur me ceremoninë mortore të të ndjerit.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net