Disidenti
Lajme

Gjeniu 6-vjeçar nga Kosova, inteligjenca e tij kalon normalen

0Shares

Quhet Lum Rrahmani, është vetëm gjashtëvjeçar, njohuritë dhe inteligjenca që posedon kalojnë normalen, duke bërë kështu djalin e vogël me inteligjencë superiore.

Duket se fillimi i këtij viti ishte i mbarë dhe me shumë suksese për Lumin, ai arriti që të zërë vendin e parë në garën ndërkombëtare të organizuar nga Brainobrain të mbajtur virtualisht në Dubai.

Lumi është nga ata fëmijët që nuk flet shumë kur ti i bën pyetje, madje edhe për fitoren e tij ai mjaftohet duke u përgjigjur, ‘po jam ndier shumë i lumtur’, e më pas vazhdon duke të thënë se ka qenë i bindur që do të fitonte.

Matematika nuk është gjëja e vetme që i pëlqen Lumit, ai interesohet edhe për planetet, madje i pëlqen edhe të shikojë e të luajë futboll. Nëna e tij tregon se Lumi qysh i vogël çdo herë i ka interesuar të dijë më shumë për planetet, lojtarët që luajnë në fushat sportive, madje edhe për të mësuar më tepër për qytetet ku ata vijnë.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net