“Me pikëllim të thellë Madhëria e saj Mbretëresha ka njoftuar vdekjen e burrit të saj të dashur, Lartmadhërisë së tij Mbretërore, Princit Filip, Dukës së Edinburgut”, thuhej në njoftim.

“Princi Filip ndërroi jetë paqësisht këtë mëngjes në Kalanë e Windsor”, sipas deklaratës.

Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe kryeministri britanik, Boris Johnson, i cili tha se Duka i Edinburgut “frymëzoi jetën e të rinjve të panumërt”.

Princi u martua me Princeshën Elizabetë në vitin 1947, pesë vjet para se kjo e fundit të bëhej Mbretëreshë, transmeton Telegrafi.

Gjatë muajit mars, Duka i Ediburgut, u lirua nga spitali pas një qëndrimi njëmujor për trajtim. Ai iu nënshtruar një procedure për një gjendje para-ekzistuese të zemrës në një spital tjetër të Londrës.