Maskat mbrojtëse kundër koronavirusit janë bërë pjesë e rëndësishme e përditshmërisë sonë, saqë disa njerëz e kanë të vështirë të mbajnë mend kur t’i heqin ato.
Kur Lesley Pilgrim, 25 vjeç, kishte nevojë për një fotografi të re për patentë shofer, ajo shkoi në zyrën e ID e mbuluar në mënyrë të përshtatshme për t’u mbrojtur nga virusi.
Por ajo kishte harruar të heqë maskën teksa u fotografua.
Fotografi e vuri re dhe i kërkoi asaj ta hiqte para se të bënte një foto të dytë.
Vetëm një javë më vonë, kur dokumenti i ri mbërriti, Lesley kuptoi se ata kishin shtypur foton e parë.
ID-ja mund të jetë e vlefshme, por autoritetet në Orange County, California, i kanë kërkuar asaj të kthehet për një foto tjetër falas.
Lesley tha: “Në fillim, thjesht e shikoja. U desh pak kohë për t’u përpunuar. Pastaj fillova të mendoj, oh zot, si studente e drejtësisë kjo nuk mund të jetë e ligjshme. Nëse unë ia japë këtë një oficeri policie ai do të mendojë se është e rremë dhe unë do të kem telashe”.
Pavarësisht se ishte e shqetësuar se dokumenti i saj mund të mos ishte i ligjshëm, Lesley e ka përdorur atë me sukses dy herë ndërsa pret një të ri.