Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Sulmin ndaj policëve, Sveçla e quan “të patolerueshëm ligjërisht” dhe “sulm për rendin e Republikës”

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e ka quajtur të patolerueshëm ligjërisht sulmin ndaj dy policëve, të cilët në mëngjesin e së dielës mbetën të plagosur.

Sveçla, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, lidhur me përleshjen e Nuredin Lushtakut dhe familjarëve të tij me dy policë, ka thënë se ky sulm është jo vetëm ndaj zyrtarëve policorë, por edhe ndaj rendit të Republikës.

“Sot publiku i gjerë në Kosovë ishte dëshmitar i një sulmi të paprovokuar dhe të rëndë ndaj institucionit të Policisë. Policët e Republikës së Kosovës në ushtrimin legjitim të detyrave publike duhet të jenë paprekshmërisht të papenguar. Ata janë emri konkret i rendit publik. Nuk mund të kemi edhe Republikë edhe mungesë rendi. Ngjarja e sotme përveçse është e patolerueshme ligjërisht e moralisht, përbën po ashtu sulm për rendin e Republikës”, ka shkruar Sveçla.

Teksa i ka uruar shërim dy të plagosurve, ministri Sveçla ka theksuar se posa të kthehet nga Brukseli, atje po qëndron për vizitë zyrtare, do t’i vizitojë të lënduarit.

“Mbes i bindur se nuk ka asgjë që mund t’i zmbraps ata dhe kolegët e tyre nga misioni që ia jep detyra e vullneti”, ka shtuar ai.

Po ashtu, ai ka theksurar se pret nga organet e rendit që të marrin masa.

“Unë, por dhe të gjithë qytetarët presim që organet e drejtësisë të marrim masa, sipas ligjeve në fuqi dhe paekuivoke për sulmuesit”, potencoi ministri.

Ndryshe, avokati i Nuredin Lushtakut, Artan Qerkini, e ka konfirmuar për Portalin Dukagjini se klienti i tij, ish-gjenerali Lushtaku, është liruar nga stacioni policor pas intervistimit për dyshimet se mund të ishte i përfshirë në plagosjen e dy policëve të Kosovës.

Ish-komandanti i gardës ceremoniale të TMK-së, dyshohej se ishte përfshirë në plagosjen e dy zyrtarëve policorë në mëngjesin e së dielës.
Ndryshe, mëngjesin e së dielës, Lushtaku e kishte konfirmuar prezencën e tij në stacionin policor për Portalin Dukagjini.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net