Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Çelaj: Nëse dënohen krerët e UÇK-së në Hagë, dënohen edhe shtetet pjesëmarrëse në bombardimet e NATO-s (VIDEO)

Veterani Lirak Çelaj vlerëson se nëse dënohen ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që janë duke u gjykuar në Hagë atëherë do të dëmtohen themelet e Kosovës.

Çelaj, në Info Magazine në Klan Kosova, vlerëson se lufta e UÇK-së është themeli i Pavarësisë së Kosovës dhe për këtë nëse ish-krerët e UÇK-së do të dënohen atëherë do të dënohen edhe gjitha shtetet që morën pjesë në bombardimet e NATO-s më 1999, njofton Klankosova.tv.

“Nuk po them që nuk ka individ që nuk ka bërë shkelje ose diçka tjetër, por gjithmonë ka pasur përpjekje në narrativen tonë të sulmohet kolektivisht UÇK-ja dhe kjo ka qenë gabim”.

“Në aspektin e jashtëm Serbia me gjithë aleatët e saj kanë dashur të godasin këtu sepse lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e solli edhe pavarësinë e Kosovës dhe ata për të dëmtuar pikërisht themelin e pavarësisë së Kosovës e kanë goditur në vazhdimësi UÇK-në dhe të njëjtën gjë po e bëjnë tani me Gjykatën Speciale”.

“Po e marrë shembull, nëse dënohen në Hagë ish-krerët e UÇK-së që janë atje do të dëmtohen themelet e pavarësisë dhe gjithë ajo botë perëndimore që u doli në mbrojtje Kosovës. Nëse dënohet ata janë dënuar edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe, Gjermania, Franca dhe cilido shtet që ka marrë pjesë në bombardime”, tha Çelaj.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net