Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Trotineti, kjo armë e rrezikshme e adoleshentëve, kush duhet t’i kontrollojë

Në Prishtinë, nuk lejohen që personat nën moshën 15-vjeçare të përdorin trotinetin elektrik. E një trotinet elektrik mund ta blejnë lehtësisht të gjithë qytetarët. Për të nuk duhet leje e veçantë. Kusht kryesor i ngasjes së tij, sipas komunës së Prishtinës është që ngasësi të jetë mbi 15-vjet. Por pikërisht nga përdorimi i këtij mjeti motorik, pësoi keq mbrëmë një 4-vjeçar.

Ai, e shqeu veshin si pasojë e ngasjes së këtij mjeti i cili po tek të jetë i rrezikshëm për jo pak persona. Keq e pësoi edhe një 7- vjeçare tjetër i cili gjatë ngasjes së këtij trotineti u goditë nga vetura.

“Shpejtësia, pakujdesia, sidomos mungesa e infrastrukturës tek ne dhe shumë faktorë tjerë po shkaktojnë lëndime serioze që kushtojnë me jetë”, po deklaron mjeku që ka qenë kujdestar në Klinikën Emergjente të QKUK-së, Lavdim Agushaj.

Ai ka njoftuar se vetëm në 24 orët e fundit në Emergjencën e QKUK-së katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. E lëndimet tek të njejtit nuk kanë qenë hiç të lehta.

“Një 19-vjeçar me frakturë të bazës së kafkës dhe lëndime të tjera serioze. Një 7-vjeçar duke lozur me trotinet e goditur nga vetura. Një 21- vjeçar me lëndime të shumëfishta të ekstremiteteve si dhe një katërvjeçar me shqyerje të veshit si pasojë e rrëzimit me trotinet”.

Por çka është mjeti i ri i transportit po i jep frymë Prishtinës dhe kush ka të drejtë ta përdorë ?

Me rritjen e numrit të përdoruesve të trotineteve elektrik, është shfaqur edhe nevoja për vendosjen e rregullave të qarkullimit të tyre.

E që këto mjete të jenë më të sigurta, Komuna e Prishtinës ka njoftuar se së shpejti kjo çështje do të rregullohet me ligj.

Nënkryetari Alban Zogaj ka prezantuar ditë më parë disa nga rregullat për qarkullimin e për E-Scooters:

“…Mjetet motorike me dy ose më shumë rrota të drejtuara me timon mekanik, sisteme të frenimit, sinjalistikë, bori dhe që vihen në lëvizje nga një motor elektrik i nënshtrohen rregullave të trafikut dhe kushteve të përcaktuara sipas Ligjit për automjete të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Zogaj.

Ai ka bërë të ditur se qytetarët në Prishtinë nuk lejohet që të përdorin trotinetët elektrike me fuqi më të madhe se 500W.

Shpejtësia e lejuar e tyre është 25km/h. Si dhe ngasje e tyre ndalohet rreptësishtë tek personat nën moshën 15-vjeçare.

 Sa kushton në treg një trotinet elektrik?

Këto mjete inovative po i shohim përditë e më shumë, dhe po na befasojnë. Mjafton të porosisni një picë, dhe ajo s’vjen më me qerre kuajsh si dikur, e as me kerr motorik por me një trotinet elektrik.

Qytetari Visar Dema thotë se ia vlen përdorimi i trotinetit elektrik.

“Unë e kom ble dikun 270 euro (trotinetin elektrik) dhe normal që është ma i dobët – për shembull kah Bregu i Diellit nuk e ngreh. Me një vend të rrafshët si Tirana, të kish kry punë shumë”, thotë ai.

Sidoqoftë, çmimet e trotinetëve elektrikë po del se dallojnë, varësisht nga kualiteti i baterisë dhe gomës, të cilat mund të jenë me ajër dhe”.

Çmimet sillen nga 300 deri në 600-700 euro, varësisht nga detajet mekanike të mjetit, por që sipas punonjësve të lokalit në fjalë, gjatë ditëve në vijim do të furnizohen me trotinetë edhe më të shtrenjtë dhe të sofistikuar se këta që i kishin aktualisht në dispozicion.

Nëse flasim për koston e harxhimeve, ajo po del të jetë goxha premtuese dhe e leverdisshme për qytetarët e varfëruar nga çmimet e larta.

“Bateria harxhon shumë pak, ndoshta në 100 kilometra, 50 centë” thotë Bardha që udhëheq një biznes për blerjen e trotinetëve.

Policia apelon për kujdes tek ngasësit e trotineteve elektrike

Nga Policia për Rajonin e Prishtinës thonë se mungesa e shtegut ku mund të lëvizin trotinetët elektrikë po shkakton aksidente rrugore.

“Drejtuesit e këtyre mjeteve, e sidomos të trotinetëve, në shumicën e rasteve janë të moshës së mitur, të cilët nuk kanë njohuri për rregullat e komunikacionit dhe kjo ndikon në ndodhjen e aksidenteve rrugore,” thotë zyra për informim e Policisë për Rajonin e Prishtinës.

E njëjta potecon se gjatë vitit 2022, deri tash kur ka filluar përdorimi masiv i tyre për shkak të ngritjes së temperaturave, janë regjistruar mbi 22 aksidente rrugore me motoçikleta elektrike, katër aksidente rrugore me trotinetë elektrikë, derisa janë lënduar dhjetëra persona.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net