Disidenti
Lajme

Haxhiu: Finalizuam koncept-dokumentin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme

0Shares

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se në Qeveri është finalizuar dhe proceduar koncept-dokumenti për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme i cili i hap rrugë hartimit të projektligjit për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Haxhiu ka thënë se lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit është prioritet i Qeverisë Kurti.

“Prandaj edhe do ta fuqizojmë bazën ligjore kundër korrupsionit si dhe do fuqizojmë kapacitetet e institucioneve të drejtësisë në luftën e tyre ndaj krimit të organizuar e korrupsionit. Shteti i së drejtës”, ka shkruar Haxhiu.

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net