Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës ka paralajmëruar protestë e grevë në fillim të vitit shkollor.
Në një komunikatë për media nga kjo Sindikatë kanë thënë se qasja e qeverisë karshi sindikatave është e gabueshme.
“Kryeministri Kurti bashkë me ministra të Qeverisë së tij kanë vazhduar me qasjen e gabueshme ndaj sindikatave dhe i kanë ikur vazhdimisht dialogut. Duke u gjendur në këtë situatë e duke parë se Kryeministri Kurti nuk po qante kokën as pas letrave mbështetëse të ardhura nga kreu i Unionit të Sindikatave të Arsimit të Evropës e as protestës me mbi 18.500 pjesëmarrës, po në të kundërtën nisi t’u jepte vërejtje e këshilla lidhur me sindikalizmin. SBASHK-u dhe sindikatat tjera në kuadër të BSPK-së filluan me veprime sindikale duke organizuar protesta e duke mbajtur edhe grevë njëorëshe. As këto nuk i bënë përshtypje Kurtit e as Qeverisë së tij”, thuhet në komunikatën e SBAShK-ut.
[the_ad id='11273']

