Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Betimi i fuqishëm i Kurtit: S’do lejoj ‘Serbi të dytë’ në Kosovë, si në Bosnje Hercegovinë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti u zotua në emisionin ‘Çim Peka Live’ se s’do lejojë një ‘Serbi të dytë’ në Kosovë si në Bosnjë e Hercegovinë.

Kurti deklaroi se në Bosnjë e Hercegovinë kanë filluar dukei bashkuar komunat me shumicë serbe drejt krijimit të një entiteti autonom i cili saboton shtetin e Bosnjë Hercegovinës.

“Unë nuk jam kundër serbëve, por Serbia është kundër nesh dhe nuk mund të lejoj një republikë serbe të dytë në Kosovë ngjashëm siç e kanë në Bosnje sepse edhe atje kanë filluar duke i bashkuar komunat me shumicë serbe drejt krijimit të një entiteti autonom, i cili e saboton shtetin e Bosnje Hercegovinës. 

Unë besoj se ngjashëm e kanë synimin edhe në Kosovë, pa harruar asnjëherë se krerët në Serbi janë ata që para pak viteve provuan ta bëjnë projektin e shkëmbimitterritorial , i cili si ide nuk mund të them se ka vdekur, por si projekt gjithsesi dështoi. 

Pra, të njëjtët që provuan ndarjen e Kosovës në emër të shkëmbimit territorial, janë ata të cilët tashmë me shumë ngulm e kërkojnë Asocionin e Komunave me Shumicë serbe, që është i papranueshëm për ne. Prej marrëveshjeve që përmendët, besoj se kryesorja që kurrsesi nuk bën të zbatohet është kjo.”-tha Kurti.
[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net