Disidenti
Lajme

Tahiri: Sipas një sondazhi, AAK-ja është rritur në 14 për qind, VV-ja ka rënë dukshëm

0Shares

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se subjekti i tij e ka marrur një sondazh, sipas tij shumë kredibil, që e nxjerrin AAK-në me 14 për qind rritje.

“E kemi marrur një rezultat të një sondazhi shumë kredibil, Alenaca kurrë s’ka pasë rezultat më të mirë. Baza jonë është për 14 për qind, aktualisht bazën e ka për 14 për qind (rritje). Për Vetëvendosjen nuk e di rezultatiin, por ajo ka ra dukshëm”, tha Tahiri për Kanal10

“Kurrë AAK nuk ka pasë potencialin, prej 2009-ës, nuk ka pasë potencial për me bo një rezultat jashtëzakonisht të mirë”, tha tutje Tahiri, që përmend qeverisjen lokale të AAK-së si produkt i këtij rezultati.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net