Disidenti
Lajme

Skandaloze, eprori i Policisë mbajti dasmë në pandemi

0Shares

Mbrëmë në Gjilan një epror i Policisë, në kohë pandemie, ka organizuar aheng familjar.

KALLXO merr vesh se drejtori i Operativës në rajonin e Gjilanit, Njazi Kolgeci, mbrëmë ka martuar djalin në njërin prej restoranteve të njohura në Gjilan.

Rastin për e ka konfirmuar edhe drejtoresha e Policisë në Gjilan, Elmina Mahmuti.

“Mbrëmë ka pasë aksion, ka qenë dasma e nënkolonelit në “Vali Ranch”, kanë ndërmarrë masat ndaj pronarit edhe unë do t’i ndërmarr masat për në Inspektorat me ia bë lëndën”, ka thënë ajo për KALLXO.com.

“Po, kur më kanë thirrë mua më kanë njoftu që është dasma e nënkolonelit. Po, lënda do të dërgohet në Inspektorat Policor dhe në këto raste edhe për shkelje diciplinore”, ka paralajmëruar drejtoresha e forcave të rendit për rajonin e Gjilanit.

“Shkuan në lokal të armatosur e më kallash”- Si ndodhi përplasja mes Sekiraqve dhe Capave- Insajderi sjell detaje nga Dosja

Disidenti.net

Dëshmitari Rrustem Tetaj: Sa herë vinte Thaçi në kazermë, kërkonte të largohej fotografia e Rugovës

Disidenti.net

Aksidentohet traktori me dy vetura në Zllakuqan, lëndohen pesë persona

Disidenti.net