Vjosa Osmani sonte ka marrë postin e presidentes së Kosovës, shkruan Indeksonline.
Pak orë pas zgjedhjes së saj si presidente, erdhi edhe ndryshimi i parë në Presidencë.
Bëhet fjalë për web-faqen e Presidencës.
Në web-faqen “https://president-ksgov.net/“, është shënuar emri i Vjosa Osmanit, me titullin: “Presidente e Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani-Sadriu”.
Madje edhe në biografinë e presidentit, tashmë figuron ajo e Osmanit.