Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

“S’kanë lidhje me ekonomi”, Hekuran Murati i kundërpërgjigjet deklaratave të Memli Krasniqit dhe Lumir Abdixhikut

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka komentuar deklaratat e Memli Krasniqit e Lumir Abdixhikut ku i kërkuan heqjen e akcizës së naftës për një periudhë të caktuar, raporton GazetaBlic.

“Po mos t’i njihja, do të thosha që nuk kanë lidhje me ekonomi. Nuk vyn shumë shkollë në ekonomi që është paradoks për të kërkuar me i ul të gjitha taksat dhe të hyrat e shtetit, e në anën tjetër me kërku me i rrit shpenzimet.

Çdo familjar e kupton që me e ul rrogën e me i rrit shpenzimet është bankrotim, e këtë po e kërkojnë këta”, tha Murati.

Murati thotë se nëse një gjë e tillë ndodh, do të ketë efekt vetem 2-3 ditë.

“Duhet të trajtojmë se çfarë efekti kanë dhe a do të kishin me të vërtetë përfitim për qytetarët. Ulja e akcizës mundet të ketë efekt 2-3 ditë pastaj do të kenë fitim vetëm tregëtarët”, tha ai në DebatPlus.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net