Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Kosova mund të udhëhiqet nga një kryeadministrator i OKB-së, nëse mbetet pa president, ja kush alarmon?

Në disa medie kosovare po shpërndahet një alarm për të ardhmen e Kosovës, se nëse vendi mbetet pa president, atëherë rrezikon që të ketë kryeadministrator të huaj në bazë të Rezolutës 1244.

E këtë porosi e ka përcjell edhe Naim Maloku, ish-komandanti i njohur i UÇK-së, në profilin e tij në facebook, duke shkruar:

“Nese Kosova mbetët pa President deri me 05.05.2021 në ora 10, afat që s mund të mbërrihët edhe nëse shpallen zgjedhjet e reja, atëhere KS i OKB-s në bazë të Rezolutës 1244 ,e cila ende është në fuqi, emëron Kryeadministratorin për Kosovën. Ndoshta ky është projekti i Serbisë përmes Listës Serbe dhe aleatëve shqiptar. Pytni ku të doni!”

Sipas tij, kjo do të ndodhë sepse vendi ska president dhe ushtruesit të detyrës i skadon mandati 6 mujor më 5 maj të këtij viti. Andaj në mungesë të presidentit, sovraniteti i kthehet Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Por, ky postim i tij është kontestuar dhe ka nxitur debate edhe kundër këtij skenari.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net