Disidenti
Lajme

Abdixhiku i bën thirrje Kurtit: Më dëgjo mirë Albin, tërhiqe ligjin, mos na ço në zgjedhje

0Shares

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku në seancën ku pritet ndryshimi i Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme ka qenë shumë i qartë me pozitën. Ai i ka thënë kryeministrit Albin Kurti se me këto veprime nuk mund ta shantazhojë opozitën.


I pari i LDK-së i ka bërë thirrje kryesministrit Kurti që ta tërheq këtë draft-ligj në mënyrë që mos ta dërgojë vendin në zgjedhje, shkruan Reporteri.net.

“Le të krijojmë qetësi për njerëzit tanë. Opozita nuk nënshtrohet, Gabohesh nëse imagjinon nënshtrimin e opozitës. I mashtron qytetaret e mashtron veten, e mashtron edhe Vjosën. Tërhiqe ligjin, mos na dërgo në zgjedhje”, tha ai.

Abdixhiku ka thënë se reforma zgjedhor nuk mund të bëhet brenda natës.

“Nuk bëhet reforma zgjedhore brenda natës, bëhet vetëm në qoftë se e përdor si shantazh, si kërcënim se çka ju ndodh në zgjedhje. Qeveria me veprimet e sontme e ka përjashtuar opozitën nga një proces që do të duhej të ishte i përbashkët. Veprimet e sotme janë tregues të nxitjes së krizës politike, janë mashtrim i votuesve dhe atë pa asnjë nevojë. LDK ka marrë vendim të merr pjesë në seancën e zgjedhjes së presidentit, si asnjëherë më parë pa kushte LDK ka zgjatur dorën për konstruktivitet”, tha ai.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net