Disidenti
Lajme

Ky është ndryshimi që Kurti dëshiron të bëjë në Ligjin për Zgjedhjet që ngriti në këmbë politikën e vendit

0Shares

Plotësim-ndryshim i Ligjit për Zgjedhje pritet që të miratohet nga Qeveria e Republikës, që udhëhiqet nga Albin Kurti.

Me propozim të Grupit Parlamentar të Lëvizjes “Vetëvendosje”, në Kryesinë e Kuvendit, është propozuar që ky ndryshim i Ligjit të kalojë në ekzkeutiv.

Ndonëse nuk është miratuar në mbledhjen e orës 16:00, qeveria Kurti pritet që të njëjtën ta bëj pas një debati që pritet të zhvillohet në Kuvend.

Mirëpo, çfarë parashikon ky plotësim i këtij ligji?

Pas miratimit të tij mërgimtarët do të mund të votojnë nga shtetet përkatëse, ku jetojnë, përmes ambasadave dhe konsullatave të Kosovës.

Kësisoj, përmes kësaj, do të ruhet edhe mundësia e votimit me postë.

Ndryshe, partia e Albin Kurtit, Lëvizja “Vetëvendsoje”, një propozim të tillë e kishte e dhënë edhe vitin e kaluar, konkretisht me 19 nëntor.

“Bashkatdhetarët duhet të kenë mundësinë të votojnë në ambasada dhe konsullata. Ashtu si qytetarët e vendeve demokratike në Evropë. Të nderuar deputetë, ky projektligj i iniciuar nga deputetët e LVV-së ka për qëllim që t’i njohë dhe mundësojë mërgatës në pjesën aktive dhe institucionale në Kosovë me mundësinë që të votojnë sa më afër tyre”, ishte deklarata e LVV-së.

Edhe atë kohë, ky projektligj nuk kishte gjetur përkrahjen nga grupet tjera parlamentare.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net