Disidenti
Lajme

Sekretari amerikan i Shtetit letër Vuçiqit, i kërkon njohje reciproke me Kosovën

0Shares

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken i dërgoi letër presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq ku i kërkoi që të përmbyll dialogun me Kosovën me njohje reciproke.

“SHBA-ja është e përkushtuar për marrëdhëniet tona afatgjate. Ne ndajmë vizionin e një Serbie demokratike, stabile, prosperuese dhe demokratike në hapin drejt anëtarësimit në BE. Qëllimi afatgjatë i SHBA-së ka qenë ta shoh Serbinë dhe Kosovën të arrijnë marrëveshje gjithëpërfshirëse e përqendruar në njohjen reciproke. Unë i mbaj në mend plotësisht bisedat tona të mira dhe po pres me padurim rinovimin e tyre”, shkroi Blinken me stilolaps në fund të letrës, e cila u dërgua më 23 shkurt dhe me të cilën ai e falënderoi Vuçiqin për urimin e tij për emërimin si Sekretar i Shtetit, raporton Novosti.

Letrën e marrë nga Blinken, Vuçiq e zbuloi një ditë më parë, duke vlerësuar se “duke mos llogaritur historinë e njohjes reciproke me Kosovën”, mesazhi ishte “kuptimplotë dhe i mirë” në të gjitha aspektet e tjera, për të cilat ai falënderoi Blinkenin.

“Unë e përgëzova atë për emërimin në një pozicion të rëndësishëm në Shtetet e Bashkuara dhe besoj se ai gjithashtu kujtoi bashkëpunimin tonë. Ai madje shkroi diçka me dorën e tij, kështu që ky është një lajm i rëndësishëm”, tha Vuçiq.

“Shkuan në lokal të armatosur e më kallash”- Si ndodhi përplasja mes Sekiraqve dhe Capave- Insajderi sjell detaje nga Dosja

Disidenti.net

Dëshmitari Rrustem Tetaj: Sa herë vinte Thaçi në kazermë, kërkonte të largohej fotografia e Rugovës

Disidenti.net

Aksidentohet traktori me dy vetura në Zllakuqan, lëndohen pesë persona

Disidenti.net