Disidenti
Lajme

Kosovarit i gjenden 47 fishekë në valixhe në Aeroportin “Adem Jashari”

0Shares

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është ndaluar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, pasi në valixhen e tij është gjetur një kuti me fishekë.

Sipas njoftimit të Policisë, në valixhen e të dyshuarit, në shkuarje nga Kosova, janë gjetur 47 fishekë të kalibrit 9mm.

“Është ndaluar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti në valixhen e tij në shkuarje në aeroport kishte poseduar një kuti me 47 fishekë cal 9mm. Fishekët janë konfiskuar ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë të premten.

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net