Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

E rëndë: 2-vjeçari bie nga dritarja e restorantit në Prizren, dërgohet në gjendje kome në QKUK

Një fëmijë 2-vjeçar ka rënë mbrëmë nga dritarja e katit të parë të restorant ‘Halimi” në Prizren dhe është dërguar në gjendje kome në Emergjencën e QKUK-së, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas burimeve të Sinjalit brenda Emergjencës, fëmija ka rënë nga një lartësi prej 3 ose 4 metrave nga dritarja e restorantit dhe ka pësuar frakturë në kokë.

Viktima fillimisht është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit për trajtim, e më pas është transferuar në QKUK.

Të njëjtat burime kanë bërë të ditur se fëmija është me vetëdije dhe për momentin po trajtohet në Neurokirurgji,

Në kohën kur ndodhi ky rast i rëndë, familja e 2-vjeçarit ishte për iftar në restorantin “Halimi”.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net