Disidenti
Lajme

Zbardhet vendimi i kryesisë, LDK pranon Vjosa Osmanin për presidente

0Shares

Kryesia e Lidhjes demokratike te Kosove ka vendosur të qëndrojë në sallë për t’i bërë kuorumin e nevojshëm Vjosa Osmanit për t’u zgjedhur presidente e Kosovës. Lajmi është konfirmuar nga nënkryetari i kësaj partie Lutfi Haziri pas mbledhjes së kryesisë.

Gjatë ditës se sotme kryetari i LDK Lumir Abdixhiku do të takohet me grupin parlamentare ku do t’u bëhet i ditur qëndrimi i kryesisë së partisë.

Me herët Vjosa Osmani dhe Albin Kurti kanë takuar krerët e subjekteve politike, AAK-ja e PDK-ja të cilët tashmë kanë deklaruar se nuk do ta përkrahin kandidaturën e zonjës Osmani.

Në pikëpyetje janë dhe 10 votat e listës serbe, pasi ata kane shprehur pakënaqësi me vetëm një post ministri që iu akordua nga Kurti.

Madje ata kane paralajmëruar se do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese.

Në rast se nuk arrihet zgjedhja e presidentit vendi mund të shkojë sërish në zgjedhje.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net