Qendrat e hendbollit po i lëpijnë buzët e gishtat dhe po e lakmojnë një qytet siç është Istogu për nga organizimi e shikueshmëria.
Mbrëmë në palestrën e sportit në Istog, atmosferë hendbolli dhe tribunat në dy anët të mbushura përplot me shikues, rreth 1500 shikues.
Istogu i shpërbleu tifozët me fitore bindëse me rezultat 32:22 ndaj kampiones në fuqi, Vushtrrisë, në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së play-off-it të Superligës së Kosovës (femrat).

Ky klub u themelua në vitin 2004, ende nuk i ka mbushur 2 dekada, ka një titull e tri Kupa të Kosovës, tani është favorite për të gjitha trofetë.
[the_ad id='11273']


