Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Gërvalla Selakoviqit: Babanë tim e vrau UDB’a në Gjermani, keni traditë të gjatë të vrasjeve

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka përmendur vrasjen e babait të saj, Jusuf Gërvalla, në Gjermani nga shërbimet sekrete serbe. Ajo ka thënë se këto vrasje janë traditë e vjetër e serbëve, që për pak u përsërit me Dick Martyn.

Ajo po ashtu tha se akuzat e Dick Martyt për Ksoovën do të rrëzohen në Gjykatë pasi nuk janë të vërteta dhe se ai nuk është mik i Kosovës, por i Serbisë.

“Babai im ishte një gazetar dhe muzikant në Kosovë. Ai u largua nga Jugosllavia që të shkonte në Gjermani dhe nga kjo tani ajo që quhej UDB, e tani BIA, që vranë në Gjermani në moshën 36 vjecare për qëndrimet e tij për lirinë e Kosovës dhe janë të njëjtët serbë që kanë vrarë mbi 39 disidentë kroatë në Gjermani. Është një traditë e gjatë e vrasjes së personave në Europë. Edhe kjo që Dick Marty tha, pasi ai nuk është mik i Kosovës dhe nuk do të jetë kurrë pasi akuzat që bëri ai do të bijnë në Gjykatë, por është mik i Serbisë dhe tregoi të vërtetën se deshët ju ta vrisni, është përvojë e gjatë e juaja. Të gjitha të nderuarit këtu e dinë“, tha ajo.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net