Disidenti
Lajme

Shpallet fituesi i zgjedhjeve në Preshevë

0Shares

Alternativa për Ndryshim e udhëhequr nga Shqiprim Arifi ka fituar zgjedhjet lokale në komunën e Preshevës.

Sipas rezultateve të para preliminare dhe ende që po vijojnë të përpunohen, APN ka fituar 4 mijë e 205 vota, duke pasur një diferencë të theksuar ndaj partive të tjera, raporton INA.

E dyta është radhitur Partia Demokratike Shqiptare e Ragmi Mustafës me 2 mijë e 792 vota.

Në vendin e tretë është Partia për Veprim Demokratik e udhëhequr nga Ardita Sinani me 2 mijë e 93 vota.

Në vendin e katërt është radhitur LR-PDSH e Sami Salihut me 1 mijë e 500 vota, dhe si subjekt i pestë është Lista Serbe me 993, e cila për herë të parë siguron një numër të madh të votave, për shkak të unifikimit të të gjitha partive serbe.

Dy partitë UDSH dhe ADSH kanë pësuar humbje të thellë në këto zgjedhje duke siguruar njëra 198 dhe tjetra 180 vota.

Me këtë rezultat APN pritet sërish do të drejtoj komunën me kryetarin e deritanishëm Shqiprim Arifi, por duke siguruar koalicionin me njërën nga katër partitë që kanë fituar numrin e konsiderueshëm të votave/INA.

Arratiset Enver Sekiraqa

Disidenti.net

Gjermania po përballet me përmbytje masive, ka rrezik për jetë

Disidenti.net

Drama në Kotor: Edi Rama pyetet nga Buzhala pse nuk u ngrit për ta përshëndetur Albin Kurtin

Disidenti.net